Shqiptarja e talentuar shpallet fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

263

Vajza e artistit Rober Aliaj shkëlqeu në The Voice Kids në Belgjikë duke rrëmbyer kështu trofeun.

Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e The Voice Kids në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Në finale Gala performojë dy këngë të Elton John. Vajza e talentuar bëri historinë me këtë fitore mëse të merituar në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur.

Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin Top Talk ditën e sotme ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej vendim ky që u kurorëzua me fitore.