Veliaj bën veprimin human për shërimin e të prekurve nga COVID19.

247

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit pranë Bankës së Gjakut në QSUT për të dhuruar plazmën e gjakut e cila ndihmon në shërimin e të prekurve të tjerë me Cov id19.

Veliaj shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe shefja e shërbimit Infektiv prof.

Najada Çomo ku shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë ata qytetarë shembullorë që e kanë dhuruar plazmën, si dhe bëri thirrje që tu bashkohen edhe të tjerët, që e kanë kaluar infeksionin.

U bëj thirrje edhe 6 mijë të tjerëve që ashtu si unë e kanë kaluar Co vid 19 ta dhurojnë plazmën. Nuk është bukur që të kemi vetëm 50 dhurime ndaj lipset që ta dhurojnë edhe këta 6 mijë që kanë krijuar antitrupa. Ju lutem dhuroni dhuroni dhuron tha Veliaj.