Sherr masiv në Kukësi – Bylisi, ndërpritet miqësorja

265

Kukësi-Bylisi, miqësorja që po luhej në Librazhd, ka pasur tension të madh dhe është ndërprerë.

Mes futbollistëve të të dyja ekipeve ka pasur sherr dhe në këto kushte nuk mund të vazhdohej më. Ishin luajtur diçka më shumë se 50 minuta.

Shkak për tensionin kanë qenë ndërhyrjet e rënda, që kanë sjellë ndërhyrje të qëllimshme. Ndeshja ishte 0-1 në favor të Bylisit, që kishte shënuar me Ntephe në pjesën e parë.

Ky sherr nuk është i pari në miqësoret e verës së klubeve shqiptare, pasi edhe Turbina-Dinamo u ndërpre para pak ditësh për shkak të një sherri të nisur në fushën e blertë. abcnews.al