Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Venecias (Foto)

249

Mes yjeve të shumtë që morën pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, nuk kaloi pa u vënë re edhe Aurela Hoxha. Modelja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi pas trupit të çarë në pjesën e pasme me një mëngë dhe të hapur poshtë gjoksit.

Fustani është një krijim i Valdrin Sahitit dhe dukej sikur ishte bërë enkas për format e Aurelës. Flokët modelja i ka mbajtur natyrale me onde të lehta, por edhe grimin e ka zgjedhur të thjeshtë në tonet e tokës. Ndërsa në dorë, ajo mbante aksesorin e pandashëm të këtyre kohërave maskën.