Kryemadhi: Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka bërë.

317

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e ministres së Arsimit Besa Shahinit se pas mbarimit të mandatit nuk do të vazhdojë të jetë më në krye të Ministrisë dhe se do të largohet nga Shqipëria.

Sipas Kryemadhit Shahini duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato që ka bërë në krye të Ministrisë së Arsimit. Në një takim me të rinjtë, ajo iu drejtua duke u thënë se janë baza e një vendi dhe se e ardhmja e tyre është një nga prioritetet e LSI.

Ne besojmë te të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë arritëm gjithmonë për të fituar beteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janë fëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për një familje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijët bëjnë çdo gjë.

Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për tu përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë vik timë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që  unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tu