E pazakontë, 10 drejtorët në 5 vite emrat që u emëruan dhe u zëvendësuan.

63

Nga dje FSDKSH ka një drejtuese të re Elisa Berziu e cila ka zëvendësuar në këtë post Rudina Degjoni. Elisa Berziu e cila ka mbajtur pozicionin e koordinatores së Platformës se Bashkëqeverisjes në Kryeministri është drejtoresha e 10 e FSDKSH gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2015 u larguar Astrit Beci, i cili ishte emëruar në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vitin 2013.

Në vend të Astrit Becit u emëruar Milva Ekonomi e cila vinte jashtë fushës së mjekësisë. Ekonomi u emëruar në qershor të vitit 2015 dhe u larguar në dhjetor të po atij vitit. Në 29 dhjetor të 2019 Këshilli Administrativ i FSDKSH emëroi në krye të FSDKSH Vjollca Brahon eksperte kontabël ndërsa ishte pjesë e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Zonja Braho qëndroi në detyrë deri në tetor të 2016.

Pas largimit të zonjës Braho në vend të saj u emërua Erion Manohasa në datën 21 tetor 2016. Erion Manohasa u pezullua dhe më pas u shkarkuar nga detyra në prill të 2017 ndërsa u akuza për shpërdorim detyre. Më pas Manohasa u emëruar në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave pasi çështja e tij u pushua. Ai dha dorëheqjen pas 24 orësh nga ky post.

Ndërsa në krye të FSDKSH vijonin lëvizjet. Në vend të Erion Manohasa u emëruar Alketa Hila, e cila qëndroi në detyrë deri në maj të 2017. Në vend të saj u emërua Eduard Ahmeti i cili u largua në shtator të 2018. Ahmeti më vonë u emëruar Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në vend të tij në shtator 2018 u emërua drejtore e FSDKSH Anila Denaj.

Zonja Denaj qëndroi vetëm disa muaj në këtë detyrë pasi janar të 2019 u emërua ministre e Financave dhe Ekonomisë. Në vend të Denajt u emërua Adela Xhemali, e cila më pas u zëvendësua nga Rudina Degjoni e cila dha dorëheqjen dhe u zëvendësua me Elisa Berziu.