Dojna Mema largohet nga Pop Culture?

451

Mes ndryshimeve të reja në ekranet televizive, shumë emra moderatorësh që lëvizin kanë nisur të lakohen prej disa ditësh. Edhe Dojna Mema moderatorja e njohur e Top Channel ka bërë sot public lajmin se në sezonin e ri nuk do të jetë më pjesë e Pop Culture.

Ishte Kelvi Kadilli ai që hoqi dorë nga ky program pas një sezoni, ndërsa tani edhe vetë Dojna e ka lënë pozicionin e saj si moderatore dhe autore. Në një komunikim me fansat e saj, Dojna ka treguar që në sezonin e ri nuk do të jetë as prezantuese dhe as autore e programit.

Jo nuk do jem më autore dhe moderatore e Pop Culture meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjellë të njëjtën gjë edhe tek ju. Gjithçka ka një fillim dhe një fund. E rëndësishme është ti bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë.