Çun Lajçi shet librin e tij në rrugë: Jetoj me pension 150 euro.

60

Me sharki në dorë që i bën shoqëri gjatë orëve të ditës, aktori njohur, Çun Lajçi, thotë se nuk ka turp të shesë librin e tij. Unë dal edhe shes librat e mi edhe sepse jetoj me pension 150 euro dhe ka faj edhe qeveria që një artist që ka botuar 11 tituj e lenë me një pension të tillë. I thash na keni shkel 50 vjet keni dhunuar një teatër i keni lënë artistët në rrugë. Është periudha më e keqe e një shteti mos me pas kryeqyteti një teatër.

Është e paimagjinueshme që ne si shtet mos e kemi. I thash mos hy në gjynah me artistët. Erionit i ishte e vetmja lutja ti që e rrënove Teatrin, ti bëhu ai që do na gëzosh me një teatër të ri.

E pati me kusht që edhe librin tjetër me ja dhënë piktorit, se nuk e quaj kryeministër, Edit. Në letrën time Ramës i shkruajta ti i çmendur çmendu aq shumë sa të ndërtosh një teatër aq luksoz ndërsa ai mu përgjigj kur të ndërtohet shiritin do ta presim ne dy të çmendurit më çmendi dhe mua.

Unë jam aq i çmendur në kuptimin e mirë që tja them shqiptarit të vërtetën në sy. Shqiptari pranon gjithçka pos të vërtetës tani unë vërtetë i marr personazhet jo se unë kam dasht por sepse ata kanë dashur me qenë personazhë sepse kanë dashur me qenë vipa u shpreh ai.