Armand Duka i tërheq veshin Kombëtares: Na turpëruan…

243

Humbja përballë Lituanisë ka shkaktuar një indinjatë të madh të tifozët, një humbje që askush nuk e priste mbi të gjitha pas fitores në transfertë përballë Bjellorusisë.

Më shumë se sa rezultati, ajo që la një shije të hidhur ishte mënyra se si erdhi kjo humbje një 90 minutësh i turpshëm një ekip pa gjak pa ide një ekip që dukej shumë i vogël përballë një rivali inferior në letër.

Pavarësisht kësaj humbje të rëndë Duka beson ende se Shqipëria mund dhe duhet të jetë pretendente për të udhëhequr grupin. Nga Elbasani, aty ku shijoj në maksimum fitoren me përmbysje që përfaqësuesja U 21 arriti përballë Andorrës Duka shpreson që kampionati të rifilloj por ky është një vendim ekskluziv që i takon presidentëve të Ligës.