Sa minuta ju duhet për zierjen perfekte të vezës

272

Së pari duhet të vendosni një tenxhere të vogël të mbushur me ujë në zjarr.

Pasi uji të valojë, uleni temperaturën dhe vendosini vezët me kujdes në ujë duke u siguruar që ato janë të mbuluara plotësisht.

Më pas rriteni temperaturën dhe lëreni ujin të valojë.

Uji nuk duhet të bulëzojë shumë sepse mund të krisë lëvozhgën e vezës.

  • 7 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të lëngshme.
  • 8 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të butë e të qullët.
  • 10 minuta për një vezë të zier mirë por brendësia e të verdhës është pak e butë.
  • 12-13 minuta për vezë të zier fort.