Romeo romantik, surprizon Jonida Maliqin (Foto)

346

Aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi, janë një nga çiftet e showbizit më të komentuar në Shqipëri. Kohët e fundit ata kanë vendosur të dalin hapur dhe ti shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrin, pa u fshehur nga askush.

Nga fotot dhe videot që ata shpesh herë hedhin në rrjete sociale shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje nga këto postime ne kemi kuptuar se Romeo është një partner shumë romantik.

Së fundmi ai ka bërë një gjest mjaft të ëmbël, duke i dhuruar lule Jonidës dhe i uron një javë të bukur. Jonida nuk ka ngurruar ta bëjë publike këtë gjë. Në pusullën që qëndronte së bashku me lulet shkruhej Javë të bukur. Të dua.