Ra nga skela dhe humbi jetën teksa po punonte, kush është punëtori 28 vjeçar.

119

Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga skela teksa po punonte pa leje në banesën e 46 vjeçarit Lulzim Koni. Fatkeqësisht 28 vjeçari Erlind Gazheli është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, Lulzim Konin dhe ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ndërtuese 39 vjeçarin me iniciale R. H.

Pronari i shtëpisë në Krastë të Krujës ishte dënuar më parë për veprën penale Ndërtim pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme.