Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën shqiptari.

39

Një 35 vjeçar shqiptar humbi jetën pasditen e djeshme në një aksident në Itali. Shqiptari me banim në Pisa u aksidentua në Bolonja. Ai humbi kontrollin e makinës Toyota Yaris që po drejtonte duke dalë nga rruga.

Përmbysja dhe rrokullisja disa herë e makinës ishte fatale për shqiptarin që ndërroi jetë në vend, ndërsa identiteti ende nuk dihet. Ndërkohë që në makinë me shqiptarin ishte edhe një italian 36 vjeç, i cili u dërgua në spital me plagë.