Gruaja përplas me makinë 14-vjeçarin.

35

Një 14 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u aksidentua nga një makinë në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë thonë se i mituri po lëvizte në këmbë, kur u përplas me makinë nga një grua 53 vjeçare.

Ngjarja ndodhi në rrugën Sandër Prosi në rrethana të paqarta. Përveç plagosjes së 14 vjeçarit policia thotë se shoferja përplasi edhe dy makina të parkuara gjatë kohës që ecte mbrapsht me automjetin e saj.

53 vjeçarja përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë.