Bilanci i personave me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

239

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi të mos e ulni vigjilencën për asnjë moment përsa i takon respektimit të rregullave.


Ruani distancën me të tjerët;
Maska duhet të mbahet patjetër në ambientet e mbyllura dhe kudo ku distance nuk ruhet dot;
Higjiena e duarve dhe ajo respiratore është e rëndësishme.
Me rikthimin e shkollave ky moment merr një rëndësi të veçantë për kontrollin e infeksionit, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe njëherë se zbatimi i rregullave duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.


Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
e