Shqipëri-Lituani Ja formacionet zyrtare/ 11 “të besuarit” e Rejas për ndeshjen

233

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Lituanisë. Dy ekipet kombëtare do të përballen sonte në orën 20.45 në stadiumin “Air Albania”. Në këtë përballje, trajneri i kombëtares shqiptare ka vendosur të hedhë në fushë Strakoshën, Gjimishitin, Mihajn, Dermarkun, Hysajn, Trashin, Abrashin, Gjasulën, Laçin, Manajn dhe Sadikun.

Krahasuar me ndeshjen me Bjellorusinë, ku Shqipëria rrëmbeu fitoren, Edi Reja ka bërë disa ndryshime. Vendin e Frederik Veselit e ka zënë Ena Mihaj, në mesfushë Bare është zëvëndësuar me Qazim Laçin që debuton sonte me kombëtaren, ndërsa në sulm trajneri italian ka zgjedhur një ndryshim kokë me kokë mes Balajt dhe Sadikut.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

LITUANIA: Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Shimkus. Trajner: V. Urbonas.