Mjeku Kalo mesazh qytetarëve: Kemi ende udhë për të bërë, kujdesuni për veten

254

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo shkruan se bluzave të bardha iu janë hequr fundjavat dhe ditët e festave, për t’iu shërbyer me përkushtim qytetarëve të infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në Fb, Kalo thekson se ata janë kurdoherë në krye të misionit të tyre ne për të tejkaluar këtë periudhe pandemie.

KOHË KOVIDIANE Fundjavë 5–6 Shtator 2020 Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT Nënë Tereza, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo flamë mbarëbotërore Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë Jemi kurdoherë për ju në krye të MISIONIT tonë FISNIK.

Kalo nënvizon mes të tjerash se nuk duhet ta humbin mirëbesimin ndaj profesionalizimit dhe të vijojnë të tregojnë kujdes, pasi ka ende udhë për të bërë.

Nga të gjithë JU kërkojmë më shumë NDËRGJEGJËSIM e PËRKUJDESJE ndaj vetes, si dhe KUJDES ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast NUKU është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime KEMI ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë KUJDES e DROJË po e vetëm po, PANIK jo e vetëm jo JU DUAM dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm Together forever!