Rrëfehen të moshuarit që u grabitën: Ishim në gjumë, e njohim autorin

44

Dy të moshuarit që ranë pre e grabitjes mbrëmjen e të shtunës në Fier rrëfyen sesi ndodhi ngjarja. Për mediat, i moshuari tregoi se autori ishte i maskuar dhe se e njihnin. Sipas tij, në momentin që ndodhi ngjarja, ata ishin në gjumë.

Nuk kishte maskë. E gjetëm kollaj. Ne e njohim atë. Ai ishte fshehur në një shtëpi tjetër, jo në shtëpinë e tij. Shtëpia tjetër është e vëllait tim që është në Itali. U lajmërua policia dhe e kapën. Ishte një krim. Është si një trillim. Pesimizëm i madh. Gruaja qante. Ne ishim në gjumë, në orën 11 e 20. Më sëpatën ai theu derën.

Ndërsa bashkëshortja e tij tha se dëgjoi disa zhurma teksa ishte në gjumë. Ajo rrëfeu se në fillim hajduti ishte përpjekur ta hapte vetë derën, por më pas theu xhamin me sëpatë.

Në orën 10.00 vajtëm u shtrimë për të fjetur. Në orën 11 e 20 erdhi ai. Zhurma ka gjithnjë këtu. Sikur bëri bum, nuk i thash gjë këtij. Ja dha derës me shkelm. I thash burrit të ngrihej. Kishte sëpatë në dorë, theu xhamin, futi dorën dhe mori çelësin që të hapte derën. U fut dhe tha paratë. Unë rrija prapa burrit. Burri hapi dollapin dhe ato pesë lekë që kishte ja dha.

Të moshuarit thanë se autori i grabitjes ka qenë gjithmonë problematik dhe se ka qenë disa herë në burg. Një 47-vjeçar u grabiti atyre 30 mijë lekë të rinj me sëpatë në dorë mbrëmjen e të shtunës dhe më pas u prangos nga policia.