Kuqezinjtë përballë Lituanisë / Edi Reja kërkon 3 pikët

41

Shqipëria do të përballet nesër me Lituaninë në sfidën e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas triumfit ndaj Bjellorusisë 2 ditë më parë, kuqezinjtë do të tentojnë të ruajne ecurinë pozitive dhe të marrin 3 pikë dhe nga ky takim.

Në konferencen për shtyp në prag të sfidës tekniku Reja tha se është një ndeshje e vështirë, megjithatë skuadra do të futet në fushë për të fituar.

Edi REJA

Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv.” 

I vetmi lojtar në dyshim për sfidën e nesërme është Cikalleshi për shkak të një dëmtimi në seancën stërvitore.

EDI REJA

Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur. Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe kapiteni Elseid Hysaj, i cili megjithëse vlerësoi makisimalisht kundërshtarin, shprehu besimin për një rezultat pozitiv.

Është pak e vështirë ndaj Lituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë. Kemi parë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik. Luajnë shumë në sulm për të shënuar, por kjo mund të na ndihmojë për të pranuar kundërsulmin.

Përfaqësuesja shqiptare do të presë nesër Lituaninë në stadiumin Air Albania në orën 20:45 minuta.