Kosova me mungesa, Greqia përfiton dhe e mund

231

Kosova dorëzohet në Prishtinë përpara Greqisë. Me miqtë që fitojnë me rezultatin 1-2 ndeshjen e vlefshme për grupin C të Nation League.

Dardanët e drejtuar nga tekniku zviceran Shalland treguan se mungesa si ato të Rashicës dhe Muriit, ndër të tjerat, janë të tepërta për një përfaqësuese me talent por pa eksperiencë të madhe ndërkombëtare.

Eksperiencë që kanë grekët, që kalojnë në avantazh qysh në minutën e dytë dhe më pas administrojnë lojën duke i lënë lojën Kosovës por e gatshme për të përfituar nga gabimet e shumta në pasime të zotëve të shtëpisë.

Nuhiu dhe Zeneli nuk duken në formë, dhe grekët dyfishojnë në minutën 51 me Siovas. Djemtë e Shaland tentojnë gjithçka, por arrijnë vetëm të përgjysmojnë dizavantazhin falë një goli spektakolar në gjysmë roveshatë nga Bernard Berisha, që hyri në pjesën e dytë por duket sikur “zgjoi” shokët e tij.