E dini cila është temperatura optimale e dhomës kur flini?

244

Temperatura e preferuar e gjumit, sipas shkencës, është shumë e komplikuar. Në përgjithësi, ekspertët rekomandojnë të flesh në një dhomë e cila duhet të jetë mes temperaturave 18 dhe 22  gradë celcius, por jo kushdo mund të përshtatet me këtë ambient. Nëse dhoma e gjumit është shumë e ngrohtë apo shumë e ftohtë, jo vetëm që nuk do ndihesh rehat, por edhe gjatë natës do të kesh probleme, aq sa mund të të çrregullohet edhe cikli i gjumit.

Nëse fle me një person tjetër, mund të jetë e vështirë për të gjetur temperaturën ideale që ju përshtatet të dyve. Ky është momenti kur në ndihmë vijnë batanijet. Shto edhe një ose tre nëse ndien të ftohtë, që të sigurosh temperaturën minimale 18 gradë celcius temperatura e zgjedhur.

Po nëse të ndodh të zbulohesh gjatë natës? Atëherë zgjidhja më e mirë është një dhomë e ngrohtë. Por këshillohet që çdo gjë të jetë me masë. Vërtet nuk mund të flesh në një ambient ku të kërcasin dhëmbët, por as nuk duhet të jesh aq nxehtë sa të djersish gjatë gjithë natës. Qëndro në një ambient ku mund ta ndiesh trupin komod 18-22 gradë celcius.