Ushtronte aktivitet të lojrave të fatit në lokal, arrestohet 30 vjeçari.

43

Një 30 vjeçar në Tiranë u arrestua pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitet të lojrave të fatit. Nga kontrollet e policisë në ambientet e lokalit në pronësi të 30 vjeçarit me iniciale Ë M në rrugën Fitnete Rexha u gjetën 5 kompjutera, 1 pritnter dhe 4 aparate celularë.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit ËM 30 vjeç pasi në rrugën Fitnete Rexha në ambientet e lokalit që kishte në administrim ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjutera, 1 printer dhe 4 aparate celularesh, njofton policia.