Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 shtator 2020.

248

Në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti në vend parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej pakësim i tyre.

Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën. Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.