Messi tregon si reagoi familja e tij kur i tha se donte të largohej nga Barcelona.

44

Lionel Mesi do të jetë një lojtar i Barcelonës, të paktën edhe për një vit. Futbollisti katalanas bëri public vendimin e tij, gjatë një interviste të dhënë për Goal.

Kur u komunikova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve, ishte një dramë e madhe. E gjithë familje filloi të qante. Fëmijët nuk duan të largohen nga Barcelona dhe të ndërronin shkollën.

Por, unë doja të garoja në nivel më të lartë për të fituar Ligën e Kampioneve. Të paktën të garojmë për ta fituar trofeun dhe le të mos dorëzohemi siç bëmë në Romë, Liverpul dhe Lisbonë. E gjithë kjo më shtyu të mendoja për atë vendim, tha ndër të tjera pleshti argjentinas.

Bota sportive u trondit nga kërkesa e Mesit pak ditë më pare, kur kërkoi largimin nga klubi. Mançester Siti ishte skuadra pretendente për të marrë shërbimet e 33 vjeçarit por mund të tentojë sezonin tjetër.