Kush është bukuroshja që u kororëzua ‘Miss Arbëresha’ në Kalabri

324

Një natë më parë në qytezën arbëreshe Spezzano Albanese në rajonin jugor të Italisë, në Kalabri, është zhvilluar eventi Miss Arbëresha 2020. 18 bukuroshe nga qyteza të ndryshme arbëreshe të Kalabrisë, Puglias, Sicilisë, Basilikatës konkuruan për kurorën e më të bukurës së Arbërisë.

Të veshura me kostumet tradicionale antike shumë ngjyrëshe të trashëguara brez pas brezi në familjet e tyre, miset arbëreshe sfiluan në arenën e hapur të amfiteatrit të qytezës Spezzano Albanese apo Spixana në gjuhën arbëreshe.

Më e bukura e Arbërsië 2020 u zgjodh Francesca Ferrara nga qyteza arbëreshe Piana degli Albanesi apo Hora e Arbëreshëve në gjuhën shqipe. Bukuroshja 23 vjeçare i pëlqen të udhëtoj e  të njohë botën , veten e përshkruan me një karakter dinamik e sportiv e punon si visual merchandiseb në botën e marketingut.

Jam krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë e që me shumë dashuri mbaj veshur këtë kostum tradicional të trashëguar nga familja ime”, është shprehur fituesja e Miss Arbëria Franceca Ferrara e cila në këtë konkurs mbajti veshur një kostumin tipik arbëreshe shumë vjeçare, ruajtur e trashëguar nga gratë e familjes së saj.

Ky event që jo vetëm një konkurs e sfilatë bukurie, por një motiv më shumë për t’i dhënë vlerë identitetit të Arbërsië, historisë së kësaj komunitetit që i reziston kohës, qe një dritare për t’u njohur me zakonet, traditat e kulturën e një populli që prej 6 shekujsh nuk e ka harruar Shqipërinë, gjuhën e prejardhjen e tij.

Ky edicion i XVI i këtij eventi i zhvilluar në respektin e normativës ligjore të rregullave të distancimit për shkak të pandemisë Covid 19, pati një interes të madh nga arbëreshë, italianë e shqiptarë të Italisë të cilët e ndoqën live në rrjetet sociale me të drejtën e votës së tyre për një tjetër çmim të ri këtij konkursi “Miss Arbëreshë Social 2020”.