Kthimi i Tunës në skenë ngriti pikëpyetjet e një shtatzënie të dytë (Foto)

260

Teksa të gjithë mbetëm kurioz sa i përket asaj që po përgatitë këngëtarja, së fundmi, Tuna u rikthye në Maqedoni.

Pas një periudhe relativisht të gjatë shkaku i mëmësisë por më pas edhe pandemisë, këngëtarja u ngjit në skenën e The Park Festival në Gostivar duke hapur natën e parë bashkë me Shpat Dedën teksa prezent në instrumente ishte edhe Patrisi.

Me masa të shtuara sa i përket distancës, numrit të kufizuar të pjesëmarrësve dhe dezinfektimit, këngëtarja e mirënjohur interpretoi shumë prej hiteve të saj duke ofruar një super mbrëmje për të gjithë të pranishmit. Paraqitja e Tunës në rrjet ngriti pikëpyetje edhe mbi një shtatzëni të mundshme.