Këto pije ju ndihmojnë edhe të digjni yndyrnat.

255

Pijet Më Të Mira Për Pastrimin e Mëlçisë.Në mjekësinë popullore kineze besohet se mëlçia funksionon më mirë nga ora një deri në tre të mëngjesit, kur trupi pushon.

Çaji i Kamomilit.Ky çaj përmban shumë antioksidantë dhe ka aftësi qetësuese. Ai përmirëson cilësinë e gjumit, zbut nervat dhe largon stresin. Antioksidantët tek kamomili luftojnë inflamacionin që i kanoset organeve dhe i pastrojnë ato nga toksinat. Çaji i kamomilit i ëmbëlsuar me pak mjaltë duhet pirë çdo mbrëmje për dy javë me rradhë.

Ujë i Ngrohtë me Limon. Kjo pije mund të pihet në mëngjes por edhe në mbrëmje. Nëse zgjidhni ta pini në mbrëmje, kjo pije do ju ndihmojë të pastroni mëlçinë dhe të eliminoni toksinat e mbetjet e ndryshme ushqimore. Ekspertët thonë që gjysëm ore përpara gjumit duhet të pini 200 ml ujë të ngrohtë të përzier me lëngun e një limoni. Kura duhet konsumuar për 21 ditë me rradhë.

Çaj Xhenxhefili me Limon. Xhenxhefili me limon janë të mrekullueshëm jo vetëm për rënien nga pesha por edhe përmirësimin e shëndetit. Ato ofrojnë shumë vitaminë C dhe antioksidantë të cilët luftojnë shumë sëmundje. Xhenxhefili dhe limon luftojnë inflamacionin dhe eliminojnë toksinat nga mëlçia. Çaji i xhenxhefilit dhe limonit duhet pirë tre herë në javë. Për këtë çaj, ju nevojiten 250 ml ujë, një fetë xhenxhefili dhe lëngu i një gjysmë limoni.

Çaji i Nenexhikut. Ky çaj është i shkëlqyer për stomakun dhe ndihmon tretjen. Vajrat esencialë të nenexhikut eliminojnë toksinat në mëlçi dhe në zorrën e trashë. Për këtë çaj ju nevojiten dy lugë gjelle me nenexhik dhe 250 ml ujë. Këtë kurë duhet ta konsumoni shpesh jo vetëm për pastrimin e mëlçisë por edhe për qetësim.