Festuan ditëlindjen në mal, djegin pyllin me pisha.

39

Shkojnë të festojnë ditëlindjen e një mikut të tyre, por i vendosin zjarrin nga pakujdesia pyllit me pisha. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes në afërsi të pikës turistike të malit të Moravës.

Zjarri është izoluar nga shërbimi zjarrfikës i ndihmuar dhe nga qytetarë korçarë, por është aktivizuar sërish mëngjesin e sotëm duke shtuar kështu sipërfaqen e djegur. Fatmirësisht flakët falë nderhyrjes në kohën e duhur nuk kanë përshkruar sipërfaqe të mëdha.

Por ajo çfarë shqetëson shërbimin zjarrfikës është fakti se herë pas herë në kodrat e qytetit, por dhe në malin e Moravës persona të ndryshëm që preferojnë këto zona edhe nga pakujdesia i kanë vënë flakën masivit pyjor duke djegur kështu sipërfaqe jo të vogla.

Nga zjarri i një nate më parë në vendngjarje kanë mbetur shishet e birrave e deri te torta e adoleshëntit që ka festuar ditëlindjen me miqtë e tij. Policia po heton për rastin por deri tani nuk ka treguar më shumë nese kemi të bëjmë më një zjarr të qëllimshëm apo nga pakujdesia. Burimi Vizion Plus