Zbardhet vrasja e 23-vjeçares në 2012/ U vra nga babai dhe vëllai se bashkëjetonte me një djalë

330

Zbardhet vrasja e ndodhur në vitin 2012 në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, ku Eglantina Buci, asokohe vetëm 23 vjeçe u gjet e vrarë.

Si pasojë e finalizimit të operacionit policor të koduar “Heshtja”, policia ka vënë në pranga babanë e saj, si një prej autorëve të kësaj vrasje, ndërsa autorit tjetër, vëllait, i është komunikuar masa në burg ku vuan dënimin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për F. B., 66 vjeç dhe Sh. B., 37 vjeç. Të dy banues në Babrru.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vrarë më armë zjarri pistoletë Eglantina Buçin dhe më pas e kanë groposur kufomën në Malin me Gropa.

Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi Buçi u largua nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e familjarëve.

“Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, është bërë i mundur identifikimi shkencor i eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë. Theksojmë se shtetasit Sh. B. iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e IEVP-së ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim. Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin F. B., Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas marrjes së informacioneve të shpejta në rrugë operative nga ana e specialistëve dhe ndihmësspecialistëve bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.”