Prej 48 orësh vatrat e zjarrit vijojnë të jenë akive.

208

Vijojnë të jenë aktive prej 48 orësh vatrat e zjarrit në pyllin e fshatrave, Lubonjë, Leshnje, dhe Roshanj në qarkun e Korçës. Deri tani janë përshkruar nga flakët e zjarrit më shumë se 20 hektarë, kryesisht me Pishë dhe bimësi të ulët.

Terreni i thyer malor e bën krejt të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës në vatrat më aktive të zjarrit, ashtu siç bën të vështirë edhe ndërhyrjen e punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe të njësive administrative të bashkisë së Korçës.

Pavarësisht përpjekjeve dhe punës në terren të punonjësve të angazhuar për shuarjen e flakëve me mjete rethanore, era e fortë që vazhdon të fryjë favorizon përhapjen e zjarrit.

Momentalisht po punohet për izolimin e vatrave që të mos ketë përhapje më të madhe të flakëve në masivin pyjor.