Ngjarje tragjike/ Hidhet nga kati i 7 i pallatit dhe gjen vdekjen

273

Ngjarje e rëndë mengjesin e kësaj të premteje në Durrës.

Policia bëri të ditur se një shtetas ka rënë nga kati i 7 I pallatit ku banonte në lagjen numër 1.

75 vjecari me iniciale V.N, dyshohet se është vetëhedhur dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe arsyet që kanë cuar të moshuarin drejt këtij akti të rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.