Nëna e Alesio Cakonit: Nuk jetojmë dot me fotot e Ronaldos.

67

Një nga familjet e goditura më rëndë nga tërmeti i Nëntorit është ajo e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin e saj dhe vajzën 15-vjecare, ndërsa vetë shpëtoi së bashku me djalin e vogël, Alesio. Historia e djalit frymëzoi të jgithë shqiptarët, teksa arriti t’i shpëtojë me shumë pak lëndime rënies nga kati i 5-të i pallatit ku jetonte me familjen e tij. Ndërkohë, mamasë së tij, pasi e dërguan në spital, nuk u treguan për 3 javë se kishte humbur bashkëshortin dhe vajzën. .

Pas fatkeqësisë, familja Cakoni u vendos në Bathore, në një shtëpi ku shkoi edhe kryeministri Rama. Sipas Manjolës disa persona nga stafi tij e kanë marre në telefon, duke i premtuar se do të kishte një pension, por duhet të priste. [as disa kohësh ata i thanë se nuk do e përfitonte pensionin, të cilin mund ta merrte po të kishte 3 viktima në familje. Ajo tregon gjithashtu se fatura prej 3.5 milion lekësh e shërbimeve funerale dhe e drekës mortore, e paguar nga të afërmit e saj, por e marrë përsipër nga shteti shqiptar, asaj nuk i është dhënë akoma.

Alesio merr sot një bonus prej 150 mijë lekësh në muaj, ndërsa pensioni i bashkëshortit që humbi jetën është 40 mijë lekë në muaj. Kjo familje duhet të mbahet me 1 300 lekë në ditë. Kujotjmë se pak ditë pas tërmetit djaloshi 11-vjecar, shkoi në Itali së bashku me Aurelin, të voglin tjetër që shpëtoi mrekullisht në Thumanë, për të takuar C. Ronaldon dhe Buffon. Alesio e kujton atë tani si një ditë të bukur, por vetëm kaq. Ai do kishte preferuar që mamaja të merrte një pension dhe një shtëpi.

Manjola Cakoni thotë se bashkëshorti dhe vajza, ikën nga kjo jetë prej neglizhencës së shtetit sepse tërmeti i shtatorit shkaktoi dëmtime të mëdha në pallatin e tyre, por ekspertët nuk dolën në një përfundim. Nuk iu thanë as të hyjnë as të dalin nga shtëpia. Prandaj,  40-vjecarja dhe Alesio paralajmërojnë se këtë cështje do ta ndjekin edhe në rrugë gjyqësore, sepse janë të bindur se kjo histori ka përgjegjës.

Tashmë e vetmja arsye e saj për të jetuar është të rrisë djalin e saj Alesion, prandaj ajo kërkon nga Rama dhe shteti shqiptar, lidhjen e një pensioni që do të bënte të mundur të përballonte jetën e tyre, në një kohë kur djali është 11 vjeç dhe nëna e pamundur për të punuar, për shkak të problemeve shëndetësore që ka.