Fero shpërthen ndaj reperave: Më kanë bërë keq…

316

Një nga reperët më të njohur shqiptar është Fero. Ai komentohet shumë në media për deklaratat që bën pa frena. Së fundmi Fero ka bërë një status ku ka shkruar se ka 4 vite që është pjesë e muzikës dhe këtë periudhë ka hasur në njerëz që janë munduar ti bëjnë keq.

Reperi shton se përmes këtyre pengesave ka kuptuar se është më i forti në botë. Ai shkruan se njerëzit nuk kanë parë as 5% të talentit të tij. Ndërkaq Fero shton se kolegët nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me të se kanë frikë se ai u vjedh famën. Megjithatë, nuk dihet se kujt i drejtohet Fero me këtë deklaratë, pasi nuk ka përmendur emra.