Mësohet formacioni me të cilin Shqipëria mund të luajë ndaj Bjellorusisë

274

Gazetari i A2, Erald Kodhelaj, i cili ndodhet në Minsk, ka mësuar formacionin e mundshëm me të cilin mund të zbresë nesër në fushë skuadra kuqezi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Reja pritet ta nisë takimin me Strakoshën në portë, Gjimshitin, Dermakun dhe Veselin në mbrojtje, ndërsa në mesfushë pritet të rreshtohen 5 futbollistë, Hysaj, Bare, Gjasula, Roshi, ndërsa mbetet ende për t’u vendosur njëri mes Laçit dhe Abrashit. Në sulm, trajneri italian do të vendosë Sadikun dhe Cikalleshin.

Ndeshja e parë e Ligës së Kombeve për këtë sezon do të luhet të premten në orën 20:45.