Safet Gjici sulmon Mimi Kodhelin.

247

Kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe i sapo emëruari nga Partia Socialiste si drejtues politik qarku, Safet Gjici ka folur sot për televizionin FaxNews pa dorashka për sa i përket ish drejtueses së ketij qarku për PS dhe deputetes, Mimi Kodheli. Ai shprehet se Kodheli ska qenë e njohur fare në qytetin e Kukësit por partia e solli si kryesuese të listës dhe nëse do të ishin listat e hapura në 2017 në Kuvend sot do të ishte ai dhe jo Mimi, në Parlament.

Nuk është e vërtet, ajo ka problemin e vet unë kam punën time. Natyrisht që Mimi Kodheli ska qenë e njohur fare në qytetin e Kukësit por partia e solli si kryesuese të listës për deputetë në qarkun e Kukësit. Natyrisht partia dhe ne ishim të bindur për ta mbështetur dhe e mbështetëm dhe sot ajo ka mandatin e deputetit.

Tashmë kemi një sistem tjetër zgjedhor, zgjedhje të drejtpërdrejta ku individi dop të marrë më shumë vota do të dalë deputet. Nëse në 2017 do të ishte ky sistem zgjedhor sot në parlamentin e Shqipërisë do të isha unë deputet dhe jo Mimi Kodheli, tha Gjici.