Rudina Hajdari kërkon ndihmë nga qytetarët.

371

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar se edhe ajo është mes përfaqësuesve politikë të ftuar nga presidenti Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Kështu Hajdari do të jetë pjesë e takimit të organizuar nga Meta më 4 shtator.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputetja kërkon edhe një mendim  nga qytetarit, se cila do të ishte një datë e përshtatshme për zgjedhjes mes periudhës 15 Prill -15 Maj.

Cilën datë mes 15 prillit dhe 15 majit gjykoni si më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare? shprehet Hajdari.