Po ktheheshin nga pushimet, nënë e bir humbin jetën në aksident.

403

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Kosovë. Mësohet se një grua dhe një djalë, nënë e bir, kanë humbur jetën në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme.

Nënë e bir me prejardhje nga fshati Skifteraj i Vitisë, po ktheheshin nga pushimet, në Kosovë. Kryetari i Vitisë Sokol Haliti u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj për humbjen e dy familjarëve të tyre.

Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit Haliti.