Dua Lipa frymëzim për nënat e reja.

42

Dua Lipa dhe Kylo Ren i “Star Wars” janë mes ndikuesve më të mëdhenj në zgjedhjet e prindërve për emrat e foshnjeve të tyre, sipas të dhënave më të fundit.

Zyra e statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe tha se bebet e quajtura Dua u dyfishuan në 2019-ën, krahasuar me 2017-ën, kur këngëtarja shpërtheu në Britaninë e Madhe me “New Rules”.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, 126 foshnje u quajtën Dua në 2019, në Britaninë e Madhe, krahasuar me 63 në 2017, duke sugjeruar se ashtu si singëlli i parë i saj që arriti majat në Britaninë e Madhe, këngëtarja ka vendosur rregulla të reja për sa i takon frymëzimit për emra.