Moti për ditën e sotme, 26 gusht 2020.

54

Moti do të nisë me kthjellime dhe zhvillime vranësirash. Reshjet e shiut do të jenë të përkohshme në mesditë e pasdite parashikohet të përfshijnë kryesisht zonat malore në veri të vendit. Në afat të shkurtër këto reshje do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 deri ne 3 ballë.