Mbytet një 26 vjeçar në det.

114

Një tjetër person është mbytur gjatë ditës së sotme në det. Një 26 vjeçar, banues në Durrës, është mbytur pak pas orës 14 te Gjiri i Lalzit.

Policia bën të ditur se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Paraditen e sotme, një 60 vjeçare nga qyteti i Elbasanit u mbyt në det në zonën e Shkëmbit të Kavajës.