Shpërthim i fortë në Shkodër, lagjia mbulohet nga re tymi të zeza.

390

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 12 e 45 në qytetin e Shkodrës. Nga sa bëhet me dije dyshohet se bëhet fjalë për një bombol gazi e cila duket ka shpërthyer në një shtëpi në afërsi të shkollës Oso Kuka në Shkoder tek rruga e Tafilicajve.

Kanë qenë vetë banorët ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen por ndërhyrja e tyre ka qenë mjaft e vështirë pasi rrugica në të cilën ndodhet shtëpia është mjaft e ngushtë. Nga informacionet e para, nuk raportohet për të lënduar, pasi askush nuk ka qenë aty, por shtëpia është shkrumbuar.