Flori Mumajesi habit me postimin e tij.

79

Ditën e djeshme kantautori i njohur, Flori Mumajesi festoi ditëlindjen. Pavarësisht urimeve të shumta që mori publikisht nga miq e të afërm, Flori nuk pati asnjë reagim.

Por ditën e sotme, ai vendosi të thyejë heshtjen përmes dy postimeve. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet kokulur dhe shkruan se nuk ka patur kurrë pritshmëri për urime apo surpriza për ditëlindje. Por vit pas viti, këngëtari shprehet se janë munduar ta lumturojnë për ditëlindje, por e kanë shkelur çdo ditë të jetës.

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time. Kurrë. Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje, e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës. Janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës”.

Ndërsa në postimin e dytë Flori ka falenderuar miqtë e tij që e uruan me gjithë zemër dhe e kujtuan ditën e lindjes. “Ju do Flori. Faleminderit të gjithë atyre që me zemër nga zemra më kujtuan dhe më uruan”.