Të veshur me uniformë, kërcyen me çiftin në dasmë/ Pezullohen nga detyra policët

77

Katër punonjës policie u pezulluan nga detyra këtë të premte. Policia e Shkodrës njoftoi se masa ndëshkimore ndaj tyre është marrë për shkak të pjesëmarrjes në një dasmë disa ditë më parë në Malësinë e Madhe.

Lokali që kishte organizuar dasmën u gjobit me 1 milion lekë. Efektivët e policisë nuk kishin kryer kontroll në lokal dhe për më tepër, u kapën duke kërcyer me çiftin.

Videoja ku ata kërcenin, të veshur me uniformë, u bë virale gjatë këtyre ditëve.