Gjashtë të lënduar nga përplasja e tre makinave

244

Përplasja e tre mjeteve mesnatën mes të enjtes dhe të premtes ka lënë gjashtë persona të lënduar në afërsi të Krujës.

Aksidenti ndodhi ndodhi në orën 00:10, në Derven.

Një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Peugeot” me drejtuese shtetasen O.S.

Nga përplasja janë lënduar  drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Peugeot” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe.

Fatmirësisht të gjashtë personat pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe kanë qëndruar disa orë në spital janë larguar për në banesë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamiës së ngjarjes.