Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, policia arreston një 25-vjeçar

546

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar për mbytjen e një vajze 17-vjeçare ditën e djeshme në Velipojë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet I.B., banues në Kullaj të Shkodrës.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motor uji të marrë me qira së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore. Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj”, lexohet në njoftimin e policisë.

Vajza në fillim u mendua se ishte mbytur për shkak se ishte futur në thellësi, por pas kryerjes së aktekspertizës, është rapotuar se kishte shenja dhune.