Horoskopi për ditën e enjte, 20 gusht 2020

90

Dashi

Nesër dita do të jetë në përgjithësi e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që ju mbështetin. Duhet të tregoheni më të vendosur e jo oportunistë në çdo rast.

Demi

Pritet një ditë në të cilën do të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe do të bëni mirë. Është më mirë të jeni të rezervuar.

Binjakët

Do të jetë një ditë shumë e favorshme sa i takon çështjeve tuaja të punës dhe atyre familjare. Mund të bashkëveproni me persona të cilët do t’ju ndihmojnë në punët tuaja.

Gaforrja

Duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë kohës që nisni të blini produkte të ndryshme. Mund të përfundoni duke blerë të njëjtat gjëra dy herë. Do të keni dëshira që nuk do të mund t’i përmbani dot.

Luani

Dobësitë tuaja mund të jenë dualiteti, konfuzioni dhe përzierja e ndjenjave, të cilat do t’jua ngatërrojnë mendimet. Do të përpiqeni të ndërhyni në disa çështje që nuk ju takojnë, por nuk do t’ia dilni.

Virgjëresha

Do keni aftësi të mira menaxhuese. Në pune do arrini më shpejt sesa keni menduar në objektivat finale. Përqendrimi dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku keni ëndërruar. Do ju bëhen komplimente dhe propozime të reja.

Peshorja

Dita do të nisë më së miri, por se si do të përfundojë varet totalisht nga ju. Mos prisni që zgjidhjet e problemeve të vijnë vetë. Mos jepni këshilla, të cilat as vetë nuk i ndiqni.

Akrepi

Nesër do jetë një ditë e qetë, ngrohtësia e familjes do ju japë shtysë të bisedoni me ta një çështje që ju mundonte prej kohësh.

Shigjetari

Fati rrotullohet, nesër kjo për ju do ndalojë. Pranoni çdo mundësi që do t’ju vijë pa e menduar gjatë, pasi diçka e madhe po vjen për ju.

Bricjapi

Jo çdo herë që keni një problem duhet ta ktheni në një tragjedi, njerëzit rrotull jush nuk kanë pse të dëgjojnë ankesat tuaja, edhe për situatat më të parëndësishme.

Ujori

Duhet t’i lini pretendimet nesër, në të kundërt do humbisni një kontratë shumë të rëndësishme. Do ju jepen shumë mundësi, me qetësi zgjidhni të duhurën.

Peshqit

Nesër do të jeni euforik dhe në formë të shkëlqyer. Të favorizuar nga yjet do të jenë ata që për momentin ndodhen në ndonjë vend turistik, ose në një udhëtim pune.