Bayern dhe PSG do të ndeshen për “kurorën” në Lisbonë, Lyon pa fat.

54

Champions League tashmë e ka dhe finalen e saj. Bayern Munchen do të përballet më 23 gusht me Paris Saint Germain në një duel yjesh në Lisbonë, për të fituarën “kurorën” e ekipit më të mirë të Europës për sezonin 2019-2020.

Gjermanët mundën në gjysmëfinale francezët e Lyon me rezultatin e pastër 0-3 në një ndeshje që shkaktoi emocione të shumta.

Ndeshja filloi e barabartë, me Lyon që kishte dy mundësi të pastra për të kaluar në avantazh, por që gaboi rëndë përpara portës.

“Pancerat” dalëngadalë morën zotërimin e topit dhe në minutën e 18 kaluan në avantazh me Gnabruy, i cili shënoi një supergol fal një aksion vetiak. Në minutën e 33 Gnabry tregoi se nuk është rastësisht te kampionët e Gjermanisë, duke shënuar dhe të dytin.

Në pjesën e dytë francezët hodhën në fushë dhe ato pak forca që kishte bankinë, por që nuk mundën të bënin asgjë përballë furisë gjermane. Me kalimin e minutave dhe besimi i tyre në një kualifikim të mundshëm u zbeh. Në fundin e takimit vjen dhe goli i të përheshmit Lewandowski.

Tashmë gara për Champions League është në stacionin e saj të fundit dhe Franca dhe Gjermania do të kenë një “betejë” tjetër kësaj radhe në fushën e futbollit.