Aksident në afërsi të mbikalimit, përfundojnë në spital 2 pasagjerë

252

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në afërsi të Mbikalimit të Rinasit. 2 pasagjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve.

Në aksident është përfshirë mjeti me drejtues shtetasin E.S me atw me drejtues shtetasin S.K. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.