158 raste të reja pozitive me COVID në vend, rritet numri i viktimave

264

Dy qytetarë kanë humbur jetën dhe 158 janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nga 864 testime të kryera. Ka ndërruar jetë një 60-vjeçar nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë raportoi së këtë të mërkurë janë shëruar 57 persona të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 3928.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.”

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1913

Durrës                  469

Shkodër                294

Fier                         170

Lezhë                    156

Korçë                    147

Vlorë                     144

Kukës                    113

Elbasan             103

Berat                     59

Gjirokastër         43

Dibër 39