Vrasja e 23-vjeçarit në Shkodër, në pranga autori i dyshuar, gjendet arma e modifikuar

317

Forcat e policisë kanë vënë në pranga personin e dyshuar si autorin e vrasjes ditën e djeshme të 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër.  

Pas kontrolleve të shumta policia ka arrestuar shtetasin Stjuart Smakaj, bashkëmoshatar me viktimën. 

Sipas informacioneve, ky shtetas gjatë një konflikti të çastit fillimisht ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë Smakaj, që më paska ndërruar jetë në spital. 

Forcat e rendit kanë gjetur në vendngjarje armën e zjarrit të modifikuar, si dhe një sasi gëzhojash, që mendohet se janë përdorur për vrasjen.